Politika 4 September 2025, 13:24 Nga VNA

Paralajmërimi, Rama: Policia Bashkiake dhe IMT duhet të reformohen. Ndalohet muzika në beach bare

Ndaje në Whatsapp
Paralajmërimi, Rama: Policia Bashkiake dhe IMT duhet të reformohen.

Policia Bashkiake dhe IMT duhet të reformohen. Deklarata ka ardhur nga kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës "Shqipëria turistike 2030". Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se këto inspektoriate janë bërë një vend qokash për ndërtime pa leje dhe për shfrytëzim të hapësirave. 

"Kushdo që do vërë një karrige jashtë duhet të kontribuojë me një pemë. Historia e ndërtimeve pa leje sjell nevojë edhe një reformimit të inspektorate të policive duhet të reformohen, të kthehen në shërbime bashkiake me standarde dhe kritere që certifikohen nga Akademia e Sigurisë. Sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme të vazhdojë kështu. Edhe e gjithë përpjekja “qëndisja e fustanit të Shqipërisë” do vazhdojë duke përmirësuar pikëpamjen infrastrukturore. Shpresoj që në këtë përpjekje të na bashkohet Kavaja demokratike që uroj të ndalojë zhvillimin e  mëtejshme të pallateve në vend të pishave. 

Dhërmiu s’ka pse të ketë më subjekte që vijnë nga vende të tjera që çmendin dynjanë me muzikën dhe derdhin ujërat e zeza në det. Kryebashkiaku i Himarës e ka dhënë një shembull me çadrat e loguara të bashkisë dhe me një shërbim të pastër, pa salltanete, por pa asnjë stres.

Plazhe si i Durrësit, Shëngjinit apo Velipojës janë të mëdha, nuk mund të jenë 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë me praktikat më të mira, t’i përgjigjen asaj që qytetari paguan.

Nuk mund të vendosësh çmime marramendëse për një shezlong vetëm se je ne Ksamil, në një parajsë të natyrës kur nuk ke asnjë kontribut për cilësinë e detit, bukurinë e natyrës. Jo të ofrosh shezlong ku rrezikon të të penetrojë gozhda e ndryshkur.

Bashkia e Lezhës ka pasur një rol kyç për pastërtinë, ka dyfishuar forcat e pastrimit përmes operacionit të plazheve të pastra. Plazhi duhet të jetë në dispozicion të yt, jo të uzurpatorëve. Bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht që në pjesën e lirë për publikun nuk mund të ketë vetëm rërë, por të ketë shërbim, si ai që ka ofruar Himara. 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme