Politika 27 December 2025, 21:45 Nga VNA

Para Korçës, Berisha ndalet në Elbasan për festat e fundvitit. Këngë e valle me demokratët

Ndaje në Whatsapp
Para Korçës, Berisha ndalet në Elbasan për festat e

Para takimit të planifikuar në Korçë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur këtë të shtunë në Elbasan. Në rrjetet sociale janë publikuar disa video ku Berisha shfaqet së bashku me anëtarë dhe mbështetës të PD-së, duke festuar festat e fundvitit në një nga lokalet e qytetit.

Pamjet tregojnë një atmosferë të çlirët dhe festive, me momente të gëzuara gjatë një dreke miqësore të shoqëruar me muzikë dhe tinguj festivë. Në këtë takim informal kanë qenë të pranishëm drejtues lokalë të Partisë Demokratike në Elbasan, si edhe deputetë të qarkut.

Në krah të kryetarit të PD-së ishte deputeti Tomor Alizoti, ndërsa dreka u shoqërua me biseda dhe urime për festat e fundvitit mes pjesëmarrësve.

Pas drekës në Elbasan, Sali Berisha vijoi aktivitetin e tij politik në Korçë, në kuadër të turit të ashtuquajtur “Foltorja nr. 2”, ku zhvilloi takime me mbështetës dhe struktura lokale të partisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme