Politika 23 April 2026, 18:25 Nga VNA

Pa fjalime, pa lule, pa ritual fetar, ja letra që Rexhep Qosja i la nipit të tij

Ndaje në Whatsapp
Pa fjalime, pa lule, pa ritual fetar, ja letra që Rexhep Qosja i la nipit

Valjet Qosja, nipi i shkrimtarit tashmë të ndjerë Rexhep Qosja, ka publikuar një letër që paraqitet si amaneti i fundit i akademikut, e shkruar më 30 prill 2016 në Prishtinë.

Dokumenti, i titulluar “Nipit tim Valjetit”, përmban udhëzime të qarta të Qosjes për jetën dhe varrosjen e tij, si dhe reflektime personale mbi veprën, bindjet dhe raportin e tij me Kosovën.

Në letër, Rexhep Qosja shpreh dëshirën që të varroset pa ritual fetar dhe pa praninë e autoriteteve zyrtare.

“Dua të jam i varrosur pa ritual fetar”, shkruan ai, duke e lidhur këtë me besimin e tij në mendimin shkencor, ngritjen shpirtërore dhe përparimin shoqëror.

Po ashtu, ai kërkon që varrimi të bëhet vetëm nga familjarët dhe në mënyrë të thjeshtë, pa fjalime, pa media e pa lule, pranë varrit të bashkëshortes së tij, Shpresës.

“Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi… pa fjalime, pa media, pa lule”, thuhet në amanet.

Në dokument, Qosja e paraqet jetën e tij si të kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të shqiptarëve, duke shkruar se nuk i ka mbetur borxh as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës.

“Në qoftë se Kosova më ka mbetur borxh mua – këtë do të mund ta thonë historianët e ardhshëm”, shkruan ai.

Në pjesën përmbyllëse të letrës, Qosja bën edhe një reflektim vetëkritik, duke pranuar se mund të ketë pasur gjykime të ashpra në jetën e tij publike, por shprehet i bindur se ka jetuar, krijuar dhe vepruar duke bërë mirë.

“Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat… Megjithatë varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë”, thuhet në tekst.

Letra mban datën 30 prill 2016 dhe në fund është nënshkruar nga Rexhep Qosja, i cili shkruan se këto mendime i ka hedhur në letër “duke qenë i vetëdijshëm dhe mendjeqartë”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme