Politika 3 March 2026, 10:29 Nga VNA

Organizimi i brendshëm dhe angazhimi në terren, diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së PS

Ndaje në Whatsapp
Organizimi i brendshëm dhe angazhimi në terren, diskutimet në

Mbledhja e kryesisë së PS ka përfunduar pas rreth 30 minutash diskutime. Kryeministri Edi Rama u largua nga selia duke bashkëbiseduar me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi forcimin e komunikimit me strukturat e partisë në bazë. Rama ka kërkuar angazhim më të madh në terren, duke u bërë thirrje drejtuesve që të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me qytetarët. Burime brenda PS bëjnë me dije se këtë vit pritet të zhvillohen zgjedhje brenda strukturave të partisë. Siç ka paralajmëruar më herët Rama në mbledhjen e grupit parlamentar në muajin mars, do të nisë një dialog i gjerë me anëtarët dhe simpatizantët socialistë.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi Kreut të Shtetit, Bajram Begaj, propozimet për ndryshimet e fundit në kabinet, gjatë një takimi të zhvilluar në Pallati i Brigadave. Në mbledhjen e kryesisë ishte e pranishme edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila përveçse anëtare e kryesisë, mban edhe detyrën e drejtueses politike të qarkut Fier. Nga ana tjetër, sipas burimeve, në këtë mbledhje nuk është njoftuar ende data e mbajtjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme