Politika 19 November 2025, 12:22 Nga VNA

Opozita i kthen shpinën Ramës në Kuvend gjatë prezantimit të buxhetit 2026

Ndaje në Whatsapp

Opozita i kthen shpinën Ramës në Kuvend gjatë prezantimit

Seanca maratonë e sotme në Kuvend, e dedikuar projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2026, nisi me tensione dhe një koreografi të re proteste nga Partia Demokratike. Në momentin kur kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u ngritën dhe i kthyen shpinën foltores, duke e shoqëruar këtë me reagime verbale dhe ndërhyrje të shpeshta nga vendet e tyre.

Ky ishte një akt i synuar për të shprehur kundërshtimin ndaj politikave të qeverisë dhe për ta cilësuar projektbuxhetin si mashtrues dhe të shkëputur nga realiteti ekonomik. Deputetët e PD-së vijuan me komente, replikime dhe thirrje, duke ndërprerë vazhdimisht fjalën e kreut të qeverisë.

Rama reagoi menjëherë, si zakonisht me ironi, duke iu drejtuar Flamur Nokës me epitetin “Besnik Flamur Noka”, në aludim për besnikërinë e tij ndaj Sali Berishës. Ai e krahasoi gjithashtu me Shefqet Peçin, deklaratë që provokoi replika dhe kundërpërgjigje të forta nga opozita.

Opozita i kthen shpinën Ramës në Kuvend gjatë prezantimit

Gjatë seancës, në Kuvend ishte e pranishme edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku — hera e parë që ajo merr pjesë në një seancë plenare që prej shpalljes së saj të pandehur nga SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë. Prania e saj u vu menjëherë re nga deputetët, ndërsa tensioni mes dy kampeve politike vazhdoi pa u zbehur.

Opozita i kthen shpinën Ramës në Kuvend gjatë prezantimit

Mazhoranca e cilësoi veprimin e PD-së si një performancë të radhës, ndërsa opozita e mbrojti si mënyrën e vet për të denoncuar “gënjeshtrat dhe abuzimet e qeverisë”.

Seanca pritet të zgjasë për orë të tëra, me debate, ndërprerje dhe përplasje verbale, teksa diskutimi për buxhetin e vitit 2026 po zhvillohet në një atmosferë të nxehtë politike dhe retorike përplasjesh të pritshme nga të dyja frontet.

Lexo gjithashtu

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme