Politika 13 November 2025, 11:51 Nga VNA

Opozita i kërkon Presidentit të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore

Ndaje në Whatsapp

Opozita i kërkon Presidentit të mos dekretojë ligjin për

Deputetët e opozitës i kanë drejtuar një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, duke i kërkuar që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin e miratuar për barazinë gjinore. Në dokumentin e dorëzuar, ata argumentojnë se ligji është antikushtetues dhe paraqesin arsyet e tyre për këtë qëndrim.

“Ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përçarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur traditën shqiptare se asnjë rregull në shoqërinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj”, thuhet në kërkesën e PD.

Ligji për barazinë gjinore u miratua më 6 nëntor nga Kuvendi me 77 vota pro të mazhorancës, ndërsa kundër votuan 36 deputetë të opozitës, të cilët e kanë kritikuar ashpër, duke deklaruar se qëllimi i tij është shkatërrimi i familjes.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme