Politika 8 November 2025, 12:48 Nga VNA

Olta Gixhari “rikthen” Veliajn në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Olta Gixhari “rikthen” Veliajn në rrjetet sociale pas vendimit
Olta Gixhari dhe Erion Veliaj

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për moszhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, një grup mbështetësish të Erion Veliajt nuk e kanë fshehur entuziazmin në rrjetet sociale. Ndër ta edhe aktorja Olta Gixhari, e cila publikoi një story në Instagram me një mesazh emocional për kryebashkiakun e pezulluar.

“Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e kemi vesh, i duam më shumë njerëzit në mungesë. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq Lali, Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton”, shkruan Gixhari në postimin e saj, të shoqëruar me një foto të Veliajt.

Mesa duket, aktorja nuk e ka kuptuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lidhet as me hetimet dhe as me gjykimin ndaj Veliajt, por me dekretin e kryeministrit për caktimin e zgjedhjeve në Tiranë. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar të shprehë optimizmin se rikthimi i tij në drejtimin e Bashkisë do t’i rikthejë Tiranës begatinë,pastërtinë dhe rregullin që, sipas saj, i mungojnë sot qytetit. Ndoshta pjesa tjetër e banorëve të kryeqytetit nuk e kanë kaq të mirë memorien për pastërtinë në Tiranë dhe Gixhari me këtë rast ua ka kujtuar sa e bukur ishte Tirana me Veliajn.

Olta Gixhari “rikthen” Veliajn në rrjetet sociale pas vendimit

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme