Politika 11 November 2025, 17:36 Nga VNA

Nuk morën pjesë në konstituimin e Komisionit të Reformës Territoriale, reagon PD: Ishim tek Komisioni i Ekonomisë

Ndaje në Whatsapp

Nuk morën pjesë në konstituimin e Komisionit të

Partia Demokratike ka reaguar për mungesën e saj sot në konstituimin e Komisionit të Reformës Territoriale. Sipas PD, mbledhja është vendosur në mënyrë të njëanshme nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe se deputetët e PD nuk ishin prezentë sepse ishin në një tjetër Komision, aty ku po diskutohej për buxhetin 2026.

“Mbledhja e Komisionit është vendosur në mënyrë të njëanshme nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës. Ndërkohë deputetët e opozitës ishin të angazhuar në komisionet parlamentare në diskutimin e buxhetit për vitin 2026”, thuhet në reagimin e PD.

Konstituimi i Komisionit për Reformën Territoriale u bë me votat e mazhorancës dhe aleatëve të opozitës, Edmond Haxhinasto i Partisë së Lirisë dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme