Politika 22 November 2025, 15:30 Nga VNA

Nuk mjaftoi zhargoni banal i Bylykbashit dhe Nokës, PD i lëshon edhe Floriana Garon komisioneres Marta Kos

Ndaje në Whatsapp
Nuk mjaftoi zhargoni banal i Bylykbashit dhe Nokës, PD i lëshon edhe
Floriana Garo

Nuk mjaftuan reagimet tallëse me zhargon banal të Bylykbashit dhe Nokës; sot PD nxori edhe Floriana Garon për t’i dhënë “goditjen” e radhës deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos.

Floriana Garo zgjodhi rrugën zyrtare për të folur në emër të partisë, përmes një deklarate për mediat. Në fjalimin e saj, zëdhënësja e PD-së u shpreh se Kos, me deklaratën e saj, ka shkelur ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me vlerësimin e zgjedhjeve.

Madje, Garo shkon edhe më tej, duke thënë se me këtë deklaratë për zgjedhjet, Marta Kos i është bashkuar Edi Ramës dhe Taulant Ballës, të cilët sipas saj janë të vetmit që kanë bërë një deklaratë të ngjashme.

Në fund, zëdhënësja e selisë blu deklaron se qëndrimet e Kos janë “të frymëzuara ideologjikisht nga ekstremi i majtë dhe nga propaganda e paguar e mikut të saj, Edi Rama”.

Me gjithë këto akuza dhe kritika të Floriana Garos ndaj komisioneres së BE-së, duket se PD ka mbyllur ciklin e sulmeve ndaj Kos. Tani mbetet të luftojë superpushtetin e Ramës për vitet që i kanë mbetur në opozitë, me figura qesharake dhe deklarata që nuk shërbejnë për asgjë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme