Politika 10 October 2025, 13:46 Nga VNA

"Nuk kam hipur në një makinë me Artur Shehun", Berishës i kthehet kujtesa një ditë më vonë, ende pa dijeni për deputetin e PD-së që është mik i biznesmenit

Ndaje në Whatsapp
"Nuk kam hipur në një makinë me Artur Shehun",

Një ditë pasi deklaroi se nuk e mbante mend nëse kishte hipur ndonjëherë në një makinë me biznesmenin Artur Shehu, kreut të PD-së, Sali Berishës, i është kthyer kujtesa, duke mohuar sot kategorikisht një gjë të tillë. Megjithatë, ai shtoi se edhe mund të kishte qenë në një makinë me të, pasi sipas tij, Artur Shehu i vitit 1998 është ndryshe nga ai i sotmi, i cili sipas tij, përfiton favore nga Edi Rama.

Megjithatë, kreu i PD-së nuk dha një përgjigje lidhur me deputetin demokrat të Vlorës, i cili është mik i ngusht i biznesmenit në fjalë.

“Dje më pyete: ‘A ke hipur në makinën e Artur Shehut kur ke shkuar në Vlorë në ’98-ën?’ Absolutisht jo. Edhe është e dokumentuar. Por edhe mund të kisha hipur, sepse Artur Shehu i ’98-ës dhe Artur Shehu i mëvonshëm janë si dita me natën, si Edi Rama me Ismail Qemalin. Di që është nga një familje e persekutuar, më kanë thënë se është një familje e mirë. Por emri i tij u shfaq me Gjeneral Lisin dhe Don Agacion (Engjëll Agaçi) në një operacion perfekt mafioz. Gjeneral Lisi mori 30 hektarë nga Artur Shehu; një fondacion që e kishte rregulluar si familjar, ia kishte dhuruar, kishte ngelur dhe e kishte dhënë me Agaçin, e pastaj bëri burg. Dhe çfarë tha ai? ‘Artur Shehu ma solli Agaçin.’ Unë nuk kam dijeni për ndonjë lidhje me ndonjë deputet”, u shpreh Berisha.

Është përfolur se deputeti demokrat i Vlorës, Bujar Leskaj, është ura lidhëse në këtë marrëdhënie. Leskaj njihet gjerësisht për miqësinë e tij me Shehun dhe për afërsinë e të dyve me Partinë Demokratike. Ndoshta për këtë arsye, Berisha është treguar i kujdesshëm në deklaratat e tij, ashtu siç bëri edhe sot.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme