Politika 22 December 2025, 22:51 Nga VNA

Nuk hoqën dot Ramën, por Berisha dhe Noka ja dolën që pas protestës të largojnë… Salianjin

Ndaje në Whatsapp
Nuk hoqën dot Ramën, por Berisha dhe Noka ja dolën që pas

Ervin Salianji, edhe pse ishte sot në protestën e organizuar nga PD, duket se nuk do të jetë për gjatë në strukturat e partisë. Të paktën ky është vendimi i sekretarit të përgjithshëm Flamur Noka, i cili menjëherë pas protestës kundër qeverisë ka vendosur të largojë Salianjin nga grupi i WhatsApp-it të kryesisë së PD.

Edhe pse zyra e shtypit e kësaj partie u kujdes të shpërndante titullin: “Berisha fton të gjitha partitë dhe faktorët opozitarë në një front antiqeveri”, ka mjaftuar mbyllja e protestës që Ervin Salianji të përjashtohej, si fillim nga chati i kryesisë e më tej, me gjasë, zyrtarisht edhe nga forumet, siç e ka paralajmëruar në fakt kryetari i PD-së, i cili në daljet e fundit publike nuk e ka fshehur bezdisjen dhe shqetësimin nga takimet e fundit në Gjirokastër, Durrës dhe Elbasan.

Këto lëvizje përçarëse brenda PD vijnë në kohën kur qeveria e Edi Ramës po kalon krizën më të rëndë të saj që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, ndërkohë që PD është e telendisur nga përçarjet dhe opozita e gjatë.

Ata që sot dolën në shesh me pretendimin se do ta rrëzonin Ramën me revoltën e tyre popullore dhe nuk do të lëviznin nga sheshi deri në rrëzimin e regjimit, të paktën ia dolën që, në mos armikun e vërtetë, atë të brendshmin ta qeronin nga radhët e tyre. Ramën vërtet nuk e hoqën dot nga zyra, por me Salianjin i mbyllën llogaritë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme