Politika 15 September 2025, 12:16 Nga VNA

Nuk do jenë në qeverinë Rama 4, ish-ministrat do të drejtojnë komisionet parlamentare të PS

Ndaje në Whatsapp
Nuk do jenë në qeverinë Rama 4, ish-ministrat do të

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur ndarjen e drejtuesve të komisioneve parlamentare për legjislaturën e re.

Vihet re se komisionet e do të drejtohen nga ish-ministra të qeverive të mëparshme të socialistëve, si dhe emra që u "përjashtuan" nga qeveria Rama 4. Kështu shtatë komisionet e mazhorancës do të drjtohen nga:

- Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat –  Milva Ekonomi

- Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja

- Komisioni për çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- Bledi Çuçi

- Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Anila Denaj

- Komisioni për Bujqësine, Ushqimin dhe Zhvillimin Rura – Blendi Klosi

- Komisioni për Europën dhe Punët e Jatshme – Igli Hasani

Ndërkohë komisionet që do drejtohen nga opozita por që emrat ende nuk janë përcaktuar:

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

- Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.

- Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet.

- Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme