Politika 28 January 2026, 11:05 Nga VNA

Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se PD nuk do të lejojë kurrë që elementë të krimit të organizuar të kenë ndikim brenda saj.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Noka komentoi edhe situatën e Ervin Salianjit, duke thënë se ai ka kaluar disa vija të kuqe. Sipas Nokës, PD është e vetmja forcë politike që ka sanksionuar funksionimin e fraksioneve brenda partisë. “Kush kërkon të krijojë një fraksion, të vijë. Është model europian, nuk e kemi shpikur ne, por e implementojmë. Nuk duhet të jesh individ që të kesh fraksion, por duhet të kesh një ekip, një grup njerëzish nga qendra në bazë që përfaqësoni interesat e tyre,” tha Noka.

Ai shtoi se problemi lind kur agjenda e individëve drejtohet nga të tjerë dhe nuk përkon me agjendën e partisë, duke e kthyer demokracinë në anarki dhe duke i lejuar kundërshtarët të kontrollojnë aktivitetin politik.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme