Politika 3 February 2026, 10:32 Nga VNA

Njësia 5 pa qendër shëndetësore, Braçe akuza ministres së Shëndetësisë: Nuk do t'ia dijë

Ndaje në Whatsapp
Njësia 5 pa qendër shëndetësore, Braçe akuza

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar sqarime nga ministrja e Shëndetësisë për mosfunksionimin prej rreth katër muajsh të një qendre shëndetësore në Njësinë Administrative nr. 5, në zonën e rrugës “Irfan Tomini”.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Braçe u shpreh se situata është shqetësuese, pasi vendi ndodhet në pikun e sezonit të gripit dhe mijëra banorë të zonës nuk po marrin shërbim shëndetësor në kohë dhe në kushte optimale.

Ai theksoi se kërkesën për pyetje-përgjigje e ka paraqitur që më 19 janar, por deri më 3 shkurt nuk ka marrë ende përgjigje, duke shtuar se zona po hyn në muajin e pestë me shërbim shëndetësor të kufizuar.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme