Politika 30 December 2025, 19:49 Nga VNA

Një festë e vakët për PS e Tiranës dhe një mesazh i qartë: Rama bën gati Manastirliun për Tiranën

Ndaje në Whatsapp
Një festë e vakët për PS e Tiranës dhe një mesazh

Edi Rama ka uruar socialistët e Tiranës në një festë të vakët, ku festë ishte vetëm dielli i Ogerta Manastirliut, e vetmja socialiste e nivelit të parë që mori fjalën në takimin e fundit për këtë vit. Vetë kryeministri, i matur në urime dhe fjalë, ngriti dolli vetëm për vijën e dytë dhe të tretë të socialistëve, ndërsa vija e parë, mesa dukej edhe në videon e postuar prej tij në Facebook, as nuk ishte e ftuar.

Ndryshe nga vitet e tjera, që kur erdhën në qeveri socialistët kanë qenë të kursyer në festime. Përveç Blendi Gonxhes, që festoi me dajre dhe balerina, ministrat e tjerë nuk guxuan që, së paku publikisht, të shfaqen në festime, ndërsa kjo e sotmja ishte e vetmja ku Edi Rama mori pjesë personalisht.

Më shumë se festë, me gjasë Rama ishte prezent për të theksuar edhe njëherë “bekimin” e tij për kandidaturën e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës. Një bekim që duket i palëkundur, pavarësisht tërmeteve të njëpasnjëshme që po kalon mazhoranca socialiste.

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme