Politika 25 February 2026, 13:27 Nga VNA

Një ditë para vendimit për imunitetin, PS mbledh grupin parlamentar në Pallatin e Brigadave – Balluku jashtë listës së fjalimeve

Ndaje në Whatsapp
Një ditë para vendimit për imunitetin, PS mbledh grupin

Ndërsa të enjten pritet të merret vendimi për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, Partia Socialiste ka bërë publike agjendën e mbledhjes së grupit parlamentar që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në Tiranë.

Sipas dokumentit zyrtar, mbledhja do të nisë në orën 11:00 me hapjen formale dhe fjalën e Kryeministrit dhe njëkohësisht Kryetarit të PSSH-së, Edi Rama.

Në rend dite parashikohen raportime të njëpasnjëshme nga anëtarët e kabinetit qeveritar, me diskutime të kufizuara në jo më shumë se dy minuta për çdo folës.

Do të raportojnë:
• Ministri i Financave, Petrit Malaj
• Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka
• Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj
• Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni
• Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu
• Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu
• Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala
• Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro
• Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo
• Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari

Mbledhja do të mbyllet me fjalën e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në agjendën e publikuar nuk parashikohet asnjë fjalë apo raportim nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pikërisht në prag të vendimmarrjes për imunitetin e saj.

Mungesa e saj në rendin e ditës vjen në një moment politikisht delikat, kur mazhoranca pritet të përcaktojë qëndrimin përballë kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme