Politika 5 November 2025, 19:26 Nga VNA

Nis mbledhja në selinë e PS-së/ Rama takim me deputetët e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Nis mbledhja në selinë e PS-së/ Rama takim me deputetët e

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbërritur në selinë e PS-së ku po zhvillohet mbledhja me deputetët e Tiranës.

Në takim marrin pjesë edhe ish-deputetë që ishin angazhuar për zgjedhjet tashmë të anuluara, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese këtë të hënë.

Mbledhja, e cila ishte njoftuar për në orën 19:00, vjen vetëm pak orë pas takimit që Rama zhvilloi me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe kreun e grupit parlamentar të PS-së.

Ende nuk dihet zyrtarisht tema e diskutimit, por pritet që Kryeministri të japë një mesazh politik për vijimësinë e PS-së pas vendimit të Kushtetueses dhe anulimit të zgjedhjeve në kryeqytet, të parashikuara për 9 nëntor.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme