Politika 19 January 2026, 11:48 Nga VNA

Nga tallja e shkurtër e Ramës me diplomacinë shqiptare tek konferenca e gjatë e Spiropalit për të shpëtuar karrigen e Ministres së Jashtme

Ndaje në Whatsapp

Nga tallja e shkurtër e Ramës me diplomacinë shqiptare tek

Shpjegimi i Elisa Spiropalit ndaj kritikave të kryeministrit Edi Rama për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme rezultoi dukshëm më i gjatë se ironia e drejtpërdrejtë që Rama adresoi ndaj diplomacisë shqiptare. Si rrallëherë, ministrja doli në një konferencë për shtyp për të sqaruar publikisht funksionimin dhe nevojën për reformim të dikasterit që ajo drejton.

Spiropali pranoi se ekziston një kontradiktë mes respektit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe problematikave të brendshme të shërbimit të jashtëm, duke u shprehur dakord me nevojën për reformë të ministrisë dhe trupës diplomatike. Ajo theksoi se në 100 ditët e para në krye të institucionit ka konstatuar ekspertizë të lartë brenda ministrisë, por edhe nevojën për ristrukturim.

Sipas saj, ligji i ri për shërbimin e jashtëm, që pritet të kalojë në Kuvend më 28 janar, synon të forcojë meritokracinë, promovimin e talenteve të reja dhe hapjen e diplomacisë për profesionistë me eksperiencë ndërkombëtare. Spiropali pranoi gjithashtu se gjatë viteve ministria ka vuajtur nga emërime, mungesë gradimi dhe vlerësimi për diplomatët me meritë, duke krijuar ngërçe të brendshme.

Deklarata e gjatë e ministres ishte qartas një përpjekje për të zbutur kritikën e Ramës, duke pranuar problemet e trashëguara, por duke këmbëngulur se diplomacia shqiptare ndodhet në një proces reformimi në funksion të negociatave me Bashkimin Europian.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme