Politika 24 August 2025, 19:53 Nga VNA

Nga sanksionet për Rusinë tek retorika për Kievin: Spiropali shpëton demokracinë botërore, ndërsa në Gaza vazhdon tragjedia që politika shqiptare zgjedh të mos e shohë

Ndaje në Whatsapp
Nga sanksionet për Rusinë tek retorika për Kievin: Spiropali

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali foli sot për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, duke paralajmëruar se “bota është në betejë” dhe se “armiqësia me paqen është fataliteti i njerëzimit”. Mesazhi ishte i fortë: Shqipëria ka qenë e palëkundur në mbështetje të Kievit, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe madje ka dhënë edhe ndihmë ushtarake. Në këtë pikë, Putini ndoshta duhet të nisë të shqetësohet seriozisht – se pas tankeve dhe raketave perëndimore, në horizont shfaqet një kërcënim i ri: retorika e Kuvendit shqiptar.

Nëse e dëgjon fjalimin e Spiropalit, duket sikur Shqipëria i ka zgjidhur të gjitha hallet e saj: korrupsioni është histori e shkuar, drejtësia funksionon më në fund, spitalet shkëlqejnë dhe çmimet janë stabilizuar.

Por ndërsa Tirana zyrtare e ka gjetur Ukrainën si temën e preferuar për podiumet ndërkombëtare, në Gaza zhvillohet prej muajsh një tragjedi që shumë qeveri apo politikanë europianë e quajnë hapur krim kundër njerëzimit: mbi 2 milionë njerëz të bllokuar, mijëra fëmijë të vrarë, spitale e shkolla të bombarduara, uria e kthyer në armë lufte. Dhe këtu, ndryshe nga fjalimet për Ukrainën, politika shqiptare është e heshtur. Nuk ka deklarata solemne, nuk ka “spiropalizime”, nuk ka asgjë.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme