Politika 9 February 2026, 17:49 Nga VNA

Nga opozitarizmi me presh, Dashnor Sula zyrtarisht Kryeinspektor i Përgjithshëm

Ndaje në Whatsapp

Nga opozitarizmi me presh, Dashnor Sula zyrtarisht Kryeinspektor i

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula është prezantuar zyrtarisht në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në një ceremoni ku ishte ulur krah ministres Delina Ibrahimaj.

Në fjalën e tij, Sula për të justifikuar mungesën e koherencës në qëndrimet e tij publike pasi u kthye nga akuzues në bashkëpunëtor i Ramës, u shpreh se pavarësisht përballjeve politike me kryemnistrin, ata asnjëherë nuk janë parë si armiq.

“Padiskutim edhe me ministren dhe kryeministrin. Gjej rastin në këtë moment sinqerisht, pavarësisht se me zonjën ministre dhe ish-kolegen Gjylameti dhe kryeministrin Rama kemi qenë përballë njëri-tjetrit, kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq, por për të çuar diçka më para për Shqipërinë”, deklaroi ai.

Përtej deklaratave të Sulës, veprimi i tij tregon shumë dhe është një fakt i pakundërshtueshëm që në politikën shqiptare nuk ka moral dhe karakter, ku idealet shiten sa hap e mbyll sytë dhe spërdredhjes i është vënë çmim.

Dhe kjo bie më shumë në sy tek figura si Dashnor Sula, i cili ka qenë një personazhet në PD që mbante lartë flamurin e opozitarizmit kundër, siç e quante atëherë “qeverisë më të korruptuar”, ndërsa sot pa ju skuqur faqja kthehet në bashkëpunëtor i saj.

Madje aq i shpifur duket butaforizmi i tij, saqë disa javë më parë, kur emri i tij u lakua që do merrte këtë post, doli në media për ta përgënjeshtruar duke e quajtur sulm nga kundërshtarët e politik.

Ndërsa sot merr zyrtarisht detyrën, i ulur afër ministres Delina Ibrahimaj, që dikur ngrinte pikëpyetje për banesën ku jetonte apo i kërkonte dorëheqjen e saj për ngjarjen ku ishte i përfshirë bashkëshorti.

Po sot, Dashnor Sula mendon se qeveria ku hyri të shërbejë është më e korruptuara në Europë dhe kryemnistrit që do t’i përgjigjet, është më i korruptuari i të gjitha kohërave? Sepse deri para disa javësh këtë mendim kishte.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme