Politika 8 March 2026, 09:12 Nga VNA

Nga klasa në propagandë: Si i detyron ministrja Mirela Kumbaro mësuesit të bëjnë postime me hashtag për Ministrinë e Arsimit

Ndaje në Whatsapp
Nga klasa në propagandë: Si i detyron ministrja Mirela Kumbaro

Një dokument që po qarkullon mes mësuesve tregon një praktikë shqetësuese: udhëzime të drejtpërdrejta se si duhet të postojnë në rrjetet sociale për të promovuar aktivitetet e Ministrisë së Arsimit.

Në materialin e shpërndarë, mësuesve u kërkohet që në çdo postim të përfshijnë detyrimisht hashtag-et #ArtZeje dhe #MinistriaeArsimit. Por jo vetëm kaq. Në të njëjtin dokument kërkohet që të bëhen edhe tag-e ndaj Ministrisë së Arsimit dhe emrave konkretë, mes tyre edhe Mirela Kumbaro dhe drejtues të tjerë të institucioneve.

Pra, një aktivitet që teorikisht duhet të jetë pjesë e jetës shkollore apo kreative e nxënësve, në praktikë kthehet në një fushatë të organizuar komunikimi në rrjetet sociale, ku mësuesit përdoren si amplifikatorë të mesazheve të ministrisë.

Kjo ngre disa pyetje thelbësore.

A është roli i mësuesit të edukojë dhe të merret me nxënësit, apo të shërbejë si administrator i një fushate komunikimi institucional në Facebook dhe Instagram? Dhe mbi të gjitha: a është e pranueshme që një institucion publik të imponojë mënyrën e komunikimit në rrjetet sociale për punonjësit e tij?

Shkolla nuk është një agjenci marketingu dhe mësuesit nuk janë staf propagande. Kur administrata publike fillon të diktojë hashtag-et, tag-et dhe mënyrën e postimeve, kufiri mes informimit institucional dhe propagandës bëhet shumë i hollë.

Në një sistem arsimor që përballet me probleme serioze – nga mungesa e mësuesve deri te infrastruktura – energjia e sistemit duket se po kanalizohet edhe në diçka tjetër: menaxhimin e imazhit në rrjetet sociale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme