Politika 1 March 2026, 18:19 Nga VNA

Nga “kilometri i fundit” i Berishës tek “metri i fundi” i Besart Xhaferrajt. Revolucioni hyn në fazë matjesh precize

Ndaje në Whatsapp
Nga “kilometri i fundit” i Berishës tek “metri i

Pas “kilometrit të fundit” të paralajmëruar nga Sali Berisha, skena politike mori një përditësim të ri numerik. Këtë herë ishte deputeti i PD-së Besart Xhaferri që nga studio e Syri TV shpalli se vendi ndodhet në “metrin e fundit” të përballjes me atë që e quan narko-regjim të instaluar nga Edi Rama.

Sipas Xhaferrit, përdorimi i ujit me presion ndaj protestuesve – përfshirë edhe ndaj vetë Berishës – është provë e një qeverie represive që kërkon të shtypë zërin qytetar. Në të njëjtën kohë, ai përmendi presionin ndërkombëtar, sinjalet nga Gjermania për integrimin në BE dhe çështjen e Belinda Balluku si tregues se fundi politik është pranë.

Nga kilometri te metri, opozita duket se po e afron gjithnjë e më shumë vijën e finishit. Pyetja që mbetet është: a po afrohet realisht fundi, apo thjesht po zvogëlohet njësia matëse e retorikës?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme