Politika 25 February 2026, 18:34 Nga VNA

Nga juglindja e paralizuar te një video e një rruge fshati në Portugali: si po relativizon Edi Rama shembjen e rrugës Korçë–Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Nga juglindja e paralizuar te një video e një rruge fshati në

Edi Rama ka gjetur variantin e Elisa Spiropalit për të relativizuar shembjen e rrugës që lidh Korçën me Tiranën dhe që ka paralizuar juglindjen e Shqipërisë. Në një postim në X ai ka publikuar një video ku shihet një rrugë fshati në Portugali e shkatërruar nga moti i keq dhe, bashkë me të, ka sulmuar opozitën dhe median që prej tre ditësh kanë ngritur alarmin për shembjen e rrugës nacionale Korçë–Tiranë.

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!”

Në fakt, pyetja e parë që lind pas kësaj është: a ka sy (apo syze) kryeministri që të shohë se bëhet fjalë për një rrugë krejtësisht lokale në postimin e tij? A ka pyetur Edi Rama se për sa kohë është ndrequr ajo rrugë dhe a ka mbajtur dikush përgjegjësi?

Përndryshe, këto relativizime i shkojnë më shumë Elisa Spiropalit me formulën “ngjarje të tilla ndodhin kudo në botë”. Vetëm se në botën e qytetëruar me këto ngjarje nuk bëhen vetëm filma — mbahet edhe përgjegjësi nga ata që kanë për detyrë të ndërtojnë rrugë me standard.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme