Politika 20 August 2025, 17:46 Nga VNA

Nga Gërdeci tek këshillat për Trump. Fatmir Mediu leksione për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë

Ndaje në Whatsapp
Nga Gërdeci tek këshillat për Trump. Fatmir Mediu leksione

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, ka gjetur momentin e duhur për të dhënë mend edhe mbi rendin botëror. Në një intervistë për Syri Tv, ai u shfaq i bindur se Donald Trump e ka rikthyer Amerikën si “autoritetin kryesor gjeopolitik”, ndërsa nuk nguroi të paralajmërojë për rreziqet e Ballkanit nëse kufijtë e Ukrainës ndryshojnë.

Mediu i përshëndeti me entuziazëm takimet e Trump në Alaska e Washington, duke i parë si shenjë të një paqeje të afërt mes Ukrainës dhe Rusisë. Por si njohës i gjeostragjive botërore ai nuk la pa dhënë edhe një këshillë për Europën: të gjejë gjuhën e përbashkët në politikën e jashtme, pasi – sipas tij – Brukseli, Roma e Parisi flasin secili më vete.

Dhe kështu, ish-ministri i Mbrojtjes që mbahet mend për Gërdecin dhe që sot është nën hetim nga SPAK, ka marrë rolin e strategut global. Me gjasë pakkush kujtohet për suksesin e tij si Ministër i Mbrojtjes ndërsa për fat të mirë Trump dhe Europa nuk e kanë në plan të dëgjojnë këshillat e Mediut. Zot na ruaj botën nga ndonjë Gërdec me përpasa botërore.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme