Politika 21 August 2025, 16:59 Nga VNA

Në Shkodër komunistët kërkojnë rikthimin e yllit të kuq në qendër të qytetit. Mbështetje edhe nga kryetari i qarkut

Ndaje në Whatsapp
Në Shkodër komunistët kërkojnë rikthimin e yllit

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, sot ishte pjesë e ceremonisë që komunistët e mbetur organizuan në nderim të “heronjve të Vigut”. Në foto shfaqet Gjon Bruçi, komunisti që kërkon rikthimin e bustit të “5 Heronjve” në qendër të qytetit. Nuk mungoi as ylli i kuq pranë bustit, e as grushti i ngritur në përshëndetje.

Mirë që mësuam se në Shkodër paskan mbetur ende disa nostalgjikë të komunizmit, por si shpjegohet që një përfaqësues zyrtar i shtetit ndodhet në të njëjtën ceremoni me ta? A mos duhet dikush t’i kujtojë se ka një ligj – edhe pse i mangët – që ndalon simbolet komuniste? Historia e komunizmit është për t’u lexuar nga librat dhe dëshmitë, jo nga mbeturinat e një sistemi që solli veç plagë e dhimbje. Dhe Shkodra e di këtë më mirë se kushdo.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme