Politika 25 November 2025, 17:44 Nga VNA

Në gjurmët e komunistëve. Benet Beci tjetërson historinë e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha

Ndaje në Whatsapp

Në gjurmët e komunistëve. Benet Beci tjetërson

Benet Beci ka gjetur një arsye krejtësisht banale për të zhvendosur memorialin në vendin ku dikur ndodhej busti i Enver Hoxhës në Shkodër. Denoncimi është bërë nga Sokol Drrasati, një prej shkodranëve antikomunistë dhe organizatorëve të hedhjes në erë të bustit të diktatorit.

Sipas Drrasatit, justifikimi i Becit lidhet me kërkesën e shoqatës “13 Dhjetori”, e cila paska propozuar që memoriali në nderim të asaj date të vendoset “diku tjetër”. Por dikush duhet t’i shpjegojë z. Beci se memoriali ka kuptim vetëm në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Zhvendosja e tij e çon drejt humbjes së plotë të domethënies historike, jo vetëm për atë ditë të rëndësishme në historinë e qytetit, por edhe për kujtesën e epokës së komunizmit famëkeq në Shqipëri.

Të zhvendosësh memorialin do të thotë të zhvendosësh historinë. Dhe kjo nuk është çështje “propozimesh”, por respekti ndaj së vërtetës dhe kujtesës së Shkodrës.

Në gjurmët e komunistëve. Benet Beci tjetërson

Në gjurmët e komunistëve. Benet Beci tjetërson

Në gjurmët e komunistëve. Benet Beci tjetërson

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme