Politika 6 March 2026, 08:14 Nga VNA

Në dijeninë time pacientët nuk paguajnë në QSUT”, pas reagimeve drejtoresha: Deklarata u interpretua jashtë kontekstit

Ndaje në Whatsapp
Në dijeninë time pacientët nuk paguajnë në QSUT”,

Në dijeninë time pacientët nuk paguajnë në QSUT”, pas reagimeve drejtoresha thotë se deklarata u interpretua jashtë kontekstit

VNA publikoi dje një video nga konferenca për shtyp e ministres së Shëndetësisë dhe drejtoreshës së QSUT. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, kjo e fundit u shpreh:
“Në dijeninë time unë nuk kam njohuri për marrje lekësh dhe nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët.”

Videoja, e cila ka marrë mijëra klikime dhe qindra komente nga qytetarë që e dinë shumë mirë se si funksionon “mjekësia falas” në Shqipëri, duket se ka shqetësuar “parinë” e shëndetësisë. Reagimi erdhi përmes një deklarate ku, ndër të tjera, thuhet se një përgjigje normale, e lidhur me një situatë konkrete, u përgjithësua më pas dhe u interpretua jashtë kontekstit, duke u kthyer në një moment që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

QSUT shprehet se akuzat e pabaza ndaj personelit mjekësor ndikojnë drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve ndaj stafit shëndetësor dhe dëmtojnë marrëdhënien mes pacientit dhe mjekut.

Në fakt, fjalët e zonjës Paparizo nuk janë nxjerrë aspak nga konteksti. Ato janë thënë qartë dhe pastër. Pas deklarimit për mosdijeninë e saj, nuk ka asnjë vazhdim të mendimit lidhur me pyetjen thelbësore: a ka dijeni QSUT se pacientët dhe familjarët e tyre paguajnë për të marrë shërbime?

Dikush duhet t’i thotë drejtoreshës se e vërteta është aq e qartë sa ulëret brenda dhe jashtë çdo konteksti. Dhe se fjalitë e bukura dhe propaganda nuk e fshehin dot faktin që shqiptarët paguajnë për të marrë shërbimin që qeveria e quan falas.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme