Politika 10 January 2026, 21:59 Nga VNA

Ndoka i zhgënjyer nga tryeza e PD-së: Frymë mosbesimi ekstreme

Ndaje në Whatsapp
Ndoka i zhgënjyer nga tryeza e PD-së: Frymë mosbesimi ekstreme

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e "Terminal" nga Aurora Sulçe, në A2CNN, se në tryezën me të gjithë faktorët opozitarë ekzistonte një “frymë mosbesimi ekstreme”.

“Unë ulem te ajo tryezë dhe ka një frymë mosbesimi ekstreme. Ia thashë edhe zotit Berisha ballë për ballë. Ia përsërita prapë. E keqja e opozitës nuk janë partitë e vogla. Fryma e mosbesimit është shumë e madhe në raport me PD-në se kjo parti, në kulmin e protestave dhe mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve, shkoi u ul dhe miratoi dy komisione. Dhe bomba tjetër e zotit Berisha ishte se PD-ja nuk do merrte pjesë as në ato dy komisione sepse Partia Socialiste e ka “dredhur”. Atëherë, kur ke një kryeministër që manipulon, pikë të fortë duhet të kesh përfaqësimin. Ne kemi marrë 30 mijë vota dhe nuk jemi të përfaqësuar në Parlament. Nuk kërkojmë lëmoshë. Nëse Berisha do të tregohej parimor, edhe në 2019 bëheshim koalicion, nuk kishte nevojë për një parti të majtë”, tha Ndoka.

“Tryeza ishte formale. Ishte ftesë si në dasmë, por pa nuse, pa dhëndërr. Nuk po them që nuk ka efekt, nuk e barazoj dot me zero, por nuk prodhoi gjë, pasi ishte edhe takim i parë. Ishin 70 vetë dhe nuk merrnin dot as fjalën. Ishte takim i vështirë, sepse nuk ishte as politik, ishte miks. Kishte që flisnin për sigurinë ushqimore. Për fat të keq, nuk pati diskutim politik të mirëfilltë”, shtoi Ndoka.

Sipas tij, “kur ke një tryezë të atij dimensioni, duhet të kesh një draft dhe të shpërndahet një deklaratë në fund”./

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme