Politika 5 May 2026, 20:04 Nga VNA

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi

Ndaje në Whatsapp
Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi

Është ndarë nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, në moshën 89-vjeçare.

Servet Pëllumbi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, me një rol të spikatur në zhvillimet politike të vendit që nga fillimi i viteve të tranzicionit.

Ai pati një karrierë të gjatë në radhët e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku mbajti edhe postin e kryetarit të Kuvendit.

Për kontributin e tij në jetën politike dhe institucionale të vendit, ai u dekorua nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

Servet Pëllumbi lindi më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe gjatë karrierës së tij mbajti disa mandate si deputet, si dhe role kyçe në drejtimin e Kuvendit, veçanërisht në vitet e para të tranzicionit demokratik në Shqipëri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme