Politika 18 May 2026, 21:19 Nga VNA

“Mos u konsumoni kot për problemet e Shkodrës”/ Benet Beci ironizon deputeten e PS Marjana Koçeku

Ndaje në Whatsapp
“Mos u konsumoni kot për problemet e Shkodrës”/ Benet Beci

Një debat për ndotjen e Bunës dhe Liqenit të Shkodrës ka prodhuar edhe një përplasje të re politike në Shkodër, këtë herë me tone ironike mes kryebashkiakut socialist Benet Beci dhe dy deputetëve të qarkut, Marjana Koçeku të PS-së dhe Kliti Hotit të PD-së.

Pas apelit të përbashkët të dy deputetëve për mbrojtjen e Bunës dhe Liqenit të Shkodrës, Beci reagoi publikisht duke lënë të kuptohet se shqetësimet e tyre janë më shumë për konsum mediatik sesa për probleme reale që nuk kanë marrë zgjidhje.

Kryebashkiaku i Shkodrës kujtoi se projekti për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Përdorura është tashmë i financuar nga Bashkimi Europian, qeveria gjermane dhe ajo zvicerane përmes KfW-së dhe ndodhet në fazën e prokurimit të punimeve.

Sipas Becit, projekti parashikon ndërtimin e impiantit modern të trajtimit të ujërave, rehabilitimin e stacionit kryesor të pompimit, ndërtimin e linjës kryesore të transmetimit dhe kalimin nëntokësor të tubacionit poshtë Bunës me teknologji mikro-tunelimi, sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Por pjesa më politike e reagimit ishte ironia ndaj deputetëve, ku Beci deklaroi se “e mirëkupton dëshirën e deputetëve të rinj për të bërë lajm”, por shtoi se energjia e tyre do të ishte më e vlefshme nëse fokusohej tek problemet që ende nuk kanë marrë rrugë zgjidhjeje dhe jo tek projekte që, sipas tij, janë tashmë në proces konkret zbatimi.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme