Politika 30 October 2025, 12:35 Nga VNA

“Mos bëni opozitën e opozitës”, Tabaku–Muçi përplasen për minatorët dhe protestën e pensionistëve

Ndaje në Whatsapp
“Mos bëni opozitën e opozitës”,

Jorida Tabaku dhe Redi Muçi kanë shkëmbyer sot replika në Parlament lidhur me statusin e minatorit dhe protestën e pensionistëve të organizuar nga Lëvizja Bashkë.

Deputeti i partisë së Arlind Qorit kritikoi PD-në për apatinë e saj dhe vonesën e reagimit për statusin e minatorit, përfshirë edhe mosreagimin e deputetëve të opozitës për protestën e sotme të pensionistëve para Parlamentit. E prekur, zonja Tabaku i kërkoi deputetit Redi Muçi të mos bëjë “opozitën e opozitës”, sepse kështu — sipas saj — “bën lojën e Ramës”.

Tabaku u shpreh se PD e ka propozuar tre vite më parë statusin e minatorit dhe se Lëvizja Bashkë “është shumë më mbrapa PD-së për hallet e popullit”.

Deri këtu gjithçka duket si një debat normal në Parlament, përveç tezës: mos bëni opozitën e opozitës. Çka do të thotë se të gjithë duhet të jenë në sinkron me opozitën e PD-së së Sali Berishës. Përndryshe, quhen në funksion të Ramës.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme