Politika 24 January 2026, 20:18 Nga VNA

Molotovë dhe gaz lotsjellës në protestën e PD-së: Berisha shpall “kilometrin e fundit të fitores”

Ndaje në Whatsapp

Molotovë dhe gaz lotsjellës në protestën e PD-së:

Mijëra qytetarë iu bashkuan sot thirrjes së PD për një protestë kombëtare, e cila nisi para Kryeministrisë me një koreografi të zbehtë dhe fjalime mediokre, për t’u ndezur me fjalimin e kryetarit Sali Berisha. “Jemi në kilometrin e fundit të fitores”, tha ai. “Në këtë udhëtim ne u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe nga izolimi më i thellë arritëm në kilometrin e fundit si forca politike më e mbështetur nga shqiptarët dhe partitë simotra në mbarë botën. Arritëm në kilometrin e fundit pasi plagosëm për vdekje bishën narkodiktaturë dhe u dëshmuam shpresa e vetme e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Pa u larguar ende nga podiumi, molotovë dhe fishekzjarre u hodhën drejt Kryeministrisë, duke shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë. Skenari i ngjashëm me protestat e opozitës të vitit 2019 vijoi me gaz lotsjellës dhe zhvendosjen e protestës para Kuvendit të Shqipërisë. Edhe aty, pas përplasjeve me policinë me gaz lotsjellës dhe ujë, disa protestues dhe efektivë u lënduan, ndërsa deputetë të PD ngritën zërin dhe demonstruan forcë ndaj forcave të rendit.

Ashtu si protestat e organizuara nga ish-kryetari Lulzim Basha në 2019, edhe kjo e sotmja përfundoi në selinë e PD, me ndryshimin e vetëm se Sali Berisha nuk këndoi himnin, por si paraardhësi i tij premtoi se beteja do të vazhdojë me një protestë tjetër, deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe asaj që e cilëson si narkoregjim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme