Politika 5 November 2025, 18:00 Nga VNA

Mjedisorët/Kritika qeverisë për projektet në zonat e mbrojtura

Ndaje në Whatsapp
Mjedisorët/Kritika qeverisë për projektet në zonat e

Progres-raporti i Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili u publikua më 4 nëntor, tërhoqi vëmendjen për mangësitë serioze të gjashtë vendeve të rajonit, veçanërisht në ruajtjen e zonave të mbrojtura, mbrojtjen e specieve dhe vlerësimin e ndikimit të projekteve në mjedis.

Raporti i BE-së nënvizoi më tej se këto mangësi kanë sjellë degradim të mbrojtjes së natyrës në Shqipëri.

“Shqipëria nuk ka bërë progres në fushën e mjedisit dhe klimës,” shkruan raporti, duke theksuar edhe nismën e re të prezantuar si “Paketa e Maleve”, si një iniciativë që mund të krijojë probleme me menaxhimin e pyjeve dhe livadheve, duke i hapur rrugë projekteve të mëdha.

Gabriel Schwaderer, drejtues ekzekutiv i fondacionit gjerman mjedisor EuroNatur, tha se qeveritë dhe institucionet e BE-së duhet t’i shohin këto gjetje si “flamuj të kuq” dhe jo thjesht si formalitete.

“Në Shqipëri, ligjvënësit duhet të tërhiqen nga ndryshimet ligjore mbi zonat e mbrojtura të bëra në vitin 2024 dhe nga projektet që prekin integritetin e tyre,” tha Schwaderer.

Raporti përmend gjithashtu ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, ndërtimin e aeroportit të Vlorës në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë, si dhe ndotjen industriale në këto zona si tregues të hapave prapa në përafrimin me legjislacionin e BE-së.

Bashkimi Europian u bën gjithashtu thirrje vendeve anëtare për zbatimin e direktivave në lidhje me Zogjtë dhe Habitatet, si dhe për implementimin e rregullave të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, duke siguruar që të gjitha investimet në infrastrukturë të përputhen me detyrimet ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen e publikut në konsultime.

Viktor Berishaj, oficer i politikave pranë EuroNatur, theksoi se BE-ja duhet ta konsiderojë Kapitullin 27 të negociatave si një kriter të panegociueshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Një vend që nuk mbron dot pyjet, lumenjtë dhe jetën e egër, nuk mund të konsiderohet gati për t’iu bashkuar BE-së,” tha Berishaj./BIRN 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme