Politika 11 March 2026, 13:00 Nga VNA

Ministrja Evis Sala “zgjidh” hallet e shqiptarëve me shëndetësinë, tani merret me të drejtat e grave në drejtësi

Ndaje në Whatsapp

Ministrja Evis Sala “zgjidh” hallet e shqiptarëve me

Në një kohë kur qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me radhë të gjata në spitale, mungesë ilaçesh dhe ankesa të vazhdueshme për korrupsion në sistemin shëndetësor, duket se prioritetet e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala kanë marrë një drejtim tjetër, dhe është drejtësia.

Nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ministrja Sala foli për barazinë gjinore dhe aksesin e grave në drejtësi. Në njoftimin për mediat thuhet se ministrja e Shëndetësisë, foli për rëndësinë e ligjeve të forta, institucioneve të përgjegjshme dhe mekanizmave që ndihmojnë gratë dhe vajzat të kenë më shumë akses në sistemin e drejtësisë.

Natyrisht, barazia gjinore është një çështje serioze dhe e rëndësishme. Por për shumë qytetarë shqiptarë mbetet një pyetje e thjeshtë, a është kjo fusha ku duhet të përqendrohet një ministre e Shëndetësisë?

Sepse ndërsa në forumet ndërkombëtare flet për reforma në drejtësi dhe mekanizma ligjorë, në korridoret e spitaleve shqiptare realiteti vazhdon të jetë i zymtë. Pacientë që presin gjatë për vizita, mungesa medikamentesh dhe ankesa të vazhdueshme për mënyrën se si funksionon sistemi.

Ironia e situatës qëndron në faktin se problemet e shëndetësisë janë zgjidhur tashmë dhe ministrja ka gjetur kohë të merret me fusha që faktikisht u takojnë institucioneve të drejtësisë. Ndërkohë, për qytetarët që presin me orë në korridoret e spitaleve, prioritetet mund të duken disi më tokësore, një shërbim më i shpejtë, ilaçe të disponueshme dhe një sistem që funksionon pa “mik”.

Derisa kjo të ndodhë, qytetarët do të vazhdojnë të qëndrojnë në radhët e spitaleve, ndërsa Evis Sala do u flasi nga sallat ndërkombëtare se Shqipëria po bën përparime në fusha të tjera.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme