Politika 17 March 2026, 16:43 Nga VNA

Zëvendëskryeministrja e Kosovës kritikon Ramën për editorialin me Vuçiçin: Qytetarët s’kanë për ta falur

Ndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministrja e Kosovës kritikon Ramën për

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar me ashpërsi ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas publikimit të një editoriali të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Gërvalla tha se artikulli jep përshtypjen se kryeministri shqiptar ndërhyn për të mbrojtur Vučiçin në momentet e vështira të marrëdhënieve të tij me Bashkimin Europian.

“Herë pas here krijohet ideja që kur Vuçiçi vihet nën presion nga BE-ja dhe Europa, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë”, deklaroi ministrja.

Ajo theksoi rëndësinë strategjike të Kosovës në çdo marrëdhënie rajonale dhe paralajmëroi se Shqipëria nuk duhet të ndërtojë alternativa bashkëpunimi me Serbinë që anashkalojnë vendin e saj.

“Rruga nga Tirana për në Beograd kalon përmes Prishtinës, jo vetëm gjeografikisht, por edhe ekonomikisht dhe politikisht”, u shpreh ajo.

Gërvalla kritikoi përmbajtjen e editorialit, ku propozohet një integrim i përbashkët i Shqipërisë dhe Serbisë në Bashkimin Europian, pa përmendur qëndrimin e Serbisë ndaj Perëndimit dhe lidhjet e saj me vende si Rusia, Kina dhe Irani. Sipas saj, kjo bie ndesh me orientimin euroatlantik të Shqipërisë dhe Kosovës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme