Politika 17 November 2025, 11:44 Nga VNA

Një deklaratë e fortë e SPAK ndez hetimet: 3 milionë euro të transferuara drejt Austrisë, Ahmetaj mohon dhe flet për “pllakat e Erjolës”

Ndaje në Whatsapp
Një deklaratë e fortë e SPAK ndez hetimet: 3 milionë euro
Arben Ahmetaj

Një deklaratë e fortë e SPAK ka ndezur edhe më shumë debatin rreth hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ndërsa ky i fundit vazhdon të flasë publikisht për “pllakat e Erjolës” dhe akuzat politike, sot Prokuroria e Posaçme hodhi një pretendim të ri: një transfertë parash në shumën e 3 milionë eurove nga Shqipëria drejt Austrisë, e lidhur me Ahmetajn. Sipas prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj, bëhet fjalë për një shumë të madhe parash që ka hyrë në fokus të hetimit paralel, i cili po vijon edhe pse dosja “Buka” po shkon drejt gjykimit.

Në seancën e sotme, Gokaj deklaroi se “kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që është transferuar nga Shqipëria në një vend të BE-së, e cila po verifikohet”, duke e vënë qartë në pah se hetimi për këtë pistë financiare po ecën krahas dosjes “Buka”, ku Ahmetaj akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Avokati i tij, Henrik Ligori, reagoi menjëherë dhe kërkoi shpjegime të detajuara, duke theksuar se “prokurori po thotë që po na doli gjë nga kjo do ngrejmë akuzë, nëse ka hetime të tjera për këtë çështje prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet. Nuk mund të jetë proces i rregullt me akte surprizë”.

Prokurori shpjegoi më tej se nxitimi për të çuar akuzën e “Bukës” në gjykim lidhet me afatet e parashkrimit dhe se çështja është ndarë për shkak të akteve të ardhura nga Austria, ndërsa hetimet për transfertën prej 3 milionë eurosh po vijojnë paralelisht.

Në të njëjtën seancë u konfirmua se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e Ahmetajt, ndërsa në shkresën e dorëzuar GJKKO, Interpol konfirmonte se ai ndodhet në Zvicër, se kërkesa për ekstradim është depozituar dhe se autoritetet shqiptare nuk kanë informacion mbi ecurinë e procedurave apo vendndodhjen e tij të saktë. Ndërkohë, në dosjen “Buka”, SPAK vijon të mbështesë akuzën se procedimi është regjistruar në vitin 2022 pas një kallëzimi qytetari dhe se Ahmetaj, përmes privatizimit të ndërmarrjes “Buka”, ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 7 miliardë lekësh, duke firmosur një urdhër privatizimi pavarësisht disa vendimeve të gjykatës që e ndalonin një gjë të tillë. SPAK kërkoi gjithashtu pyetjen e disa dëshmitarëve dhe në listën prej 14 personash është edhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme