Politika 11 March 2026, 14:43 Nga VNA

Ministri i infrastrukturës pranon se tenderi për portin e ri të Durrësit është anuluar: Ka aktorë që duan ta pengojnë

Ndaje në Whatsapp

Ministri i infrastrukturës pranon se tenderi për portin e ri të

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi pranoi se tenderi për ndërtimin e portit të ri të integruar në Porto Romano ka dështuar, ndërsa nuk dha asnjë shpjegim lidhur me ecurinë e projektit infrastrukturor me rëndësi jetike për vendin.

"Kemi tërheqje me arsye tërësisht ekonomike, për shkak të rritjes së kostos dhe efekteve të krizës dhe ofertuesi ka bërë tërheqje duke e arsyetuar me kostot", deklaroi Karakaçi pas mbledhjes së qeverisë.

Ministri gjithashtu përsëriti edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama duke thënë se për këtë projekt ka aktorë të llojeve të ndryshme që përpiqen ta frenojnë dhe sabotojnë për qëllime të ndryshme.

“Dua të rikujtoj faktin se Rama u shpreh për këtë projekt, që ka aktorë të llojeve të ndryshme  që përpiqen ta frenojnë dhe sabotojnë këtë projekt për qëllime të ndryshme. Ne do ndërtojmë një skenar tjetër në bashkëpunim me qeverinë që çdo faktor apo aktor tjetër nuk do mund ta frenojë këtë projekt, sepse është një projekt i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit”, deklaroi ministri.

Ndërsa i pyetur për shqetësimin e Dhomës Amerikane të Tregëtisë, që ka kërkuar edhe anulimin e këtij projekti, Karakaçi nuk komentoi gjatë, por u shpreh kështu: “Projekti ka dy vite që është ideuar dhe ka patur fazat e veta proceduriale. Fakti është që ky projekt është i standardeve ndërkombëtare dhe i konsultuar nga kompania më e madhe e porteve në botë”.

Tenderi u anulua për shkak se kompania e vetme që ishte në garë Archirodon nuk paraqiti ofertë ekonomike deri në datën 9 mars. Tenderi ka vlerë 400 mln euro dhe financohet nga Buxhetit i Shtetit.

Lexo gjithashtu

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme