Politika 8 April 2026, 16:36 Nga VNA

Çmimet e larta të karburanteve, Braçe kritikon qeverinë pse nuk ndërgjegjësoi qytetarët të kursejnë

Ndaje në Whatsapp

Çmimet e larta të karburanteve, Braçe kritikon qeverinë

Deputeti Erion Braçe ka zbuluar se shqiptarëve u mungon ndjenja e kursimit, dhe këtë e ka vërejtur tek trafiku i madh pavarësisht çmimeve të larta të karburanteve. Dhe për ta bërë situatën edhe më dramatike, ai kritikon qeverinë se nuk ka ndërmarrë masa për të ndërgjegjësuar qytetarët.

“Nderkohe me kane bere pershtypje dy gjera; E para, po si ka mundesi qe keto dite me cmime te larta nafte, ka me shume levizje dhe me shume trafik?! Na mungon shume nje ndjenje kursimi qe mban larg konsumin tone te perditshem dhe pranojme te paguajme shtrenjte!! E dyta, me dhemb fakti qe ne-MAXHORANCA patem thjeshte vetem dy masa ne kete situate-Bordin dhe Reduktimin me 20% te AKCIZES”, shkruan Braçe.

Të qeshësh a të qash me statusin e Braçes, i cili jo vetëm trafikun e sheh si arsye që qytetarët nuk kursejnë, relativizon me “kritikat” e tij edhe masat e befta të qeverisë sikur kanë sjell lehtësim për qytetarët Bordi i Transparencës dhe akciza!

Por përtej kësaj, duket se Braçe harron një detaj, shumica e qytetarëve nuk lëvizin për qejf, por për punë, shkollë ose hall të përditshëm. Dhe trafiku nuk është reflektim i mungesës së kursimit, por rezultat i rrugëve të ngushta dhe kaosit urban, ku autorët e tij janë shefi i tij si kryeministër dhe kryebashkiak, Edi Rama dhe adashi i tij në qeli, Erion Veliaj.

Prandaj, nëse nuk guxon të kritikojë qartë dhe hapur qeverinë ku bën pjesë se nuk ka marrë masa as sa vendet e rajonit, të paktën të na i kursejë deklaratat qesharake se qytetarët nuk kursejnë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme