Politika 7 March 2026, 16:46 Nga VNA

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja.....

Ndaje në Whatsapp

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe

Shkarkimi i Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës me 85 vota në Kuvend prodhoi një nga ato momentet e rralla kur socialistë dhe demokratë duken sikur janë në një mendje. Kush me bindje e kush me disiplinë partie, që në këtë rast do të thotë me imponimin e Edi Ramës, ngritën kartonin për largimin e saj nga qeveria.

Ajo që ra më shumë në sy ishte sjellja e deputetëve të qarkut Fier. Pikërisht aty ku Balluku ndërtoi një pjesë të rëndësishme të influencës së saj politike, nuk pati asnjë shenjë nostalgjie. Deputetët që dikur ajo i nxori nga anonimiteti, i bëri drejtorë të fuqishëm dhe më pas i promovoi në listat e deputetëve, këtë herë zgjodhën të mos rrezikojnë asnjë gram karrierë për një gjest simbolik besnikërie.

As edhe një hezitim sa për etikë.

Madje nuk bëri përjashtim as Zeqineja, e cila sipas vëzhguesve të sallës, ishte ndër më të shpejtat për të shtypur butonin pro shkarkimit. Një reagim refleks, që tregoi se instinkti për të qëndruar në anën e duhur të pushtetit funksionon më mirë se çdo manual politik.

Në këtë panoramë disipline pothuaj perfekte, vetëm një emër mungoi në votim: deputeti Erjo Mile.

Mile njihet për entuziazmin e tij publik ndaj Ballukut. Ishte ai që postonte foto me të me shënimin “Malet mbeten male” ditën kur ajo u mor e pandehur nga SPAK, dhe po ai që shkruante në anglisht “She is a winner” ditën kur Rama riformatoi qeverinë sipas shijeve të Ballukun.

Këtë herë, Mile nuk votoi.

Jo kundër. Jo pro. Thjesht nuk votoi.

Një mënyrë e qetë për të mos e tradhtuar plotësisht shefen e djeshme, por edhe për të mos u bërë shumë i dallueshëm në një sallë ku shumica kishte vendosur se mali… këtë herë, duhej të lëvizte.

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme