Politika 26 February 2026, 11:43 Nga VNA

Michael Gahler (PPE): Dreka me Kryeministrin nuk e mbulon realitetin – rasti Balluku dhe krimi i organizuar ndikojnë në qëndrimin tonë

Ndaje në Whatsapp
Michael Gahler (PPE): Dreka me Kryeministrin nuk e mbulon realitetin –

Eurodeputeti Michael Gahler nga grupi i Partia Popullore Evropiane (PPE) ka lëshuar kritika të drejtpërdrejta lidhur me situatën në Shqipëri dhe procesin e integrimit.

“ Kryeministri ishte shumë në formë kur na ftoi për drekë, por kjo besoj kishte qëllim të na shpërqendronte nga realiteti”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se përtej takimeve formale, shqetësimet mbeten serioze.

Sipas Gahler, ekzistojnë disa struktura dhe institucione që në gjendjen aktuale nuk mund të hyjnë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi problemet me krimin e organizuar si një nga pengesat kryesore që rëndojnë mbi procesin.

Eurodeputeti u ndal edhe te çështja Balluku, duke rikujtuar se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se SPAK mund të vendosë pezullimin, ndërsa mazhoranca ka refuzuar heqjen e mandatit. “Kjo duhet të ndikojë edhe në qëndrimin tonë”, theksoi ai, duke sinjalizuar se zhvillimet e fundit mund të reflektohen në vlerësimin politik të Brukselit ndaj Tiranës.

Deklaratat vijnë në një moment kur Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të negociatave, por mesazhi nga PPE duket i qartë: retorika diplomatike nuk mjafton përballë problemeve strukturore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme