Politika 14 February 2026, 18:52 Nga VNA

Mesazhi që zbuti tensionet në Kuvend: Gjekmarkaj njoftoi deputetët e PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku

Ndaje në Whatsapp
Mesazhi që zbuti tensionet në Kuvend: Gjekmarkaj njoftoi

Në kulmin e zemërimit të deputetëve të PD të enjten në seancën plenare, pak kush e ka vënë re se një bisedë mes Sali Berisha dhe Agron Gjekmarkaj e ka ndryshuar dinamikën dhe ka sjellë “qetësimin” e ligjvënësve demokratë. Rebelimi i tyre u zbut me justifikimin se do të miratohej rezoluta për Kosovën, por e vërteta është pak më ndryshe. Burime të VNA bëjnë me dije se në telefonin e nënkryetarit të Kuvendit ka mbërritur një mesazh ku garantohej se Këshilli i Mandateve për imunitetin e Belinda Balluku do të mblidhet javën që vjen. Një kërkesë kjo e përsëritur e opozitës, por që ka mbetur deri tani pa përgjigje, duket se ka zbutur edhe deputetët e PD, që e lanë sallën me pak të zemëruar, me fjalën e Agron Gjekmarkaj. Nuk dihet më saktë dita kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve, por qartë PS duket se nuk është më në pozitat e disa ditëve më parë, kur kundërshtonte prerazi mbledhjen e këtij këshilli. Tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në Këshillin e Mandateve, ndërsa çështja Balluku do të zhvendoset në një dimension të ri, në atë parlamentar, ku pritet të shihet se çfarë qëndrim do të mbajë mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme