Politika 23 December 2025, 11:03 Nga VNA

Merret vendimi te "Etika"/ Përjashtohen 6 deputetë të opozitës

Ndaje në Whatsapp
Merret vendimi te "Etika"/ Përjashtohen 6 deputetë të

Komisioni i Etikës në Kuvend ka marrë vendimin për përjashtimin për 30 ditë të 6 deputetëve të PD-së pas tensioneve në seancën e kaluar gjatë votimit për Avokatin e ri të Popullit.

PS kishte kërkuar masa për 29 deputetë të PD-së, por Komisioni vendosi të dënojë vetëm 6 prej tyre: Këlliçin, Krekën, Vokshin, Balliun, Nokën dhe Hotin, ndërsa 23 deputetët e tjerë morën tërheqje vëmendjeje nga Komisioni i Etikës.

Ulsi Manja i përshëndeti deputetët e PD-së duke ngritur dy gishtat lart.

Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku u vendos përjashtimi i deputetëve të PD-së në lidhje me kaosin dhe tensionet në seancën e së enjtes në Kuvend.

Ulsi Manja: Në respekt të opinionit publik dhe të mediave, duke qenë se Sekretariati për Etikën, sipas Rregullores, i zhvillon në mënyrë taksative mbledhjet me dyer të mbyllura, sepse është organ pune i Kuvendit. Pavarësisht kësaj, kam kërkuar që deputetët e opozitës të jenë të pranishëm, pasi janë deputetë ndaj të cilëve kërkohet masë dhe, si rregull, duhet të dëgjohen. Sot pamë pamjet nga një seancë jo normale, me veprime të dhunshme.

Deputeti i PD-së Flamur Noka foli pas përjashtimit të tij me 30 ditë nga seancat plenare.


Flamur Noka: Urdhrat e Suelit dhe Agasit nuk na trembin. Me vërshimin e qytetarëve dje në bulevard këta e kanë marrë mesazhin ndaj janë të tërbuar. Nuk ndalemi deri në çmontimin e tyre. Po u rrëshqet dheu nën këmbë, jemi të vendosur të çojmë deri në fund misionin tonë.
Gysi urdhëron dhe ne e dimë, flet me kapon ai, me atë ndan tenderat dhe urdhrat kush do të shpallet armik i pushtetit. Ikin të gjithë si lepuj në zyrën e Gysit dhe marrin urdhrat për rrëmbime, inkuizicion dhe përjashtime për opozitën. Nuk ndalemi deri në një qeveri teknike pa Belinda, Linda dhe Mirlinda.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme