Politika 27 November 2025, 15:08 Nga VNA

Me parullën e “paqes”, Rama ringjall projektin e debatueshëm të amnistisë fiskale

Ndaje në Whatsapp

Me parullën e “paqes”, Rama ringjall projektin e

Nëse disponon para të padeklaruara pranë autoriteteve, qofshin këto të fituara përmes evazionit fiskal, qoftë përmes kontrabandës apo aktiviteteve të tjera kriminale, do të kesh mundësi t’i deklarosh pranë tatimeve përkundrejt një tatimi minimal prej 5%, dhe askush nuk do t’ju inspektojë për të vërejtur se nga kanë ardhur paratë dhe as nuk do t’ju bëjë pyetje.

Ky është thelbi i të ashtuquajturës “paqe fiskale”, një projektligj i qeverisë “Rama” që, nën idetë tradicionale të fshirjes së detyrimeve tatimore të paarkëtueshme, krijon një kanal të gjerë përmes të cilit, çdo pronar i një kompanie të regjistruar, do të mund të deklarojë asetë që supozohet se aktualisht i mban jashtë bilanci, pa pasur nevojë të japë llogari mbi origjinën e këtyre aseteve. Detyrimi i vetëm është pagesa e një takse prej 15% nëse fitimi i rideklaruar është 18% më i lartë se sa ai i deklaruar në tre vitet e fundit, dhe 5% për fitime më të larta se kaq.

Ideja fillestare për një amnisti fiskale, qeverisë “Rama” i lindi në vitin 2020. Pas protestave të Bashkimit Evropian, planet për ta miratuar atë pa u vënë shumë re në parlament dështuan. Projektligji kaloi në një “proces rishikimi”, por dështoi sërish në vitin 2022 pas protestave nga Brukseli.

Projektligji i ri, i cili u miratua paraprakisht në parlament para se të shqyrtohet nen për nen së fundmi, është në thelb e njëjta gjë me përjashtim të titullit. Projektligji kësaj here nuk quhet “amnisti fiskale” por është maskuar nën nofkën “paqe fiskale”.

Të përbashkëtat e “paqes” me “amnistinë” janë masa e tatimit, 5% parashikohej se duhej të paguanin individët dhe bizneset që do të përfitonin nga procesi i amnistisë fiskale dhe 5% kërkohet edhe sot nga “paqja”. Ashtu si në rastin e amnistisë, subjektet përfituese të “paqes” do të kenë një vit kohë për të deklaruar paratë e padeklaruara apo asetet e tjera fizike.

Për shembull, një biznes që ka deklaruar, fjala vjen, 10 mijë euro fitime neto për tre vitet e fundit, do të ketë mundësinë të deklarojë 100 mijë apo 200 mijë apo praktikisht sa të dojë fitime të padeklaruara, për të cilat do të paguajë një shumë prej 5%.

Ashtu si në rastin e amnistisë, thelbi i projektligjit të ri do të jetë që tatimet, me të marrë kërkesën për marrëveshje, humbasin të drejtën për kontroll ndërsa procesi mbetet ngushtësisht konfidencial. Asnjë klauzolë për të verifikuar nëse paratë shtesë të vetëdeklaruar kanë ardhur nga evazioni i zakonshëm fiskal, apo janë siguruar nga trafiku i drogës, nga korrupsioni apo aktivitete të tjera të paligjshme nuk ekziston.

Ndryshe nga projektligji i amnistisë, në këtë rast, Personat e Ekspozuar Politikisht, të njohur në gjuhën teknike “PEP” janë përfitues të papërjashtuar./BIRN/

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme