Politika 2 September 2025, 12:55 Nga VNA

Më mirë vonë se kurrë/ Alimehmeti zbulon problemet pas humbjes: Reforma zgjedhore dhe primaret e dëmtuan PD-n

Ndaje në Whatsapp
Më mirë vonë se kurrë/ Alimehmeti zbulon problemet pas

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Klan News”, ka folur me tone kritike për zhvillimet e fundit brenda PD-së, duke prekur çështje kyçe si reforma zgjedhore, procesi i primareve. Sipas tij, reforma zgjedhore, për të cilën PD ra dakord, nuk ka qenë në favor të votës së lirë dhe përfaqësimit real të qytetarëve.

Ai vuri në dukje edhe një tjetër vendim të gabuar të partisë, emërimin e koordinatorëve të qarqeve bazuar vetëm në kontributin e tyre, duke lënë në hije kriterin e produktivitetit.

“Që para një viti, mbi një vit kemi diskutuar që reforma zgjedhore nuk ishte në favor të votës së lirë dhe nuk ishte në favor të përfaqësimit direkt të njerëzve, që u bë në mënyrë biletarale. Më pas ne kemi diskutuar se si u vendosën koordinatorët e çdo qarku, kontributi është i rëndësishëm kudo, por edhe produktiviteti kemi thënë është i rëndësishëm, pra përfaqësimi dhe produktiviteti sepse në fund fare shkon për disa zgjedhje ku numërohet vota, pra ka një produktivitet që është numërimi i votave”, tha ai.

Ndonëse pranoi që të futej në garën e primreve, Alimehmeti shtoi se procesi nuk u bë sic duhet dhe solli pasoja. Ai nuk la pa përmendur edhe problematikat me forcat aleate, të lidhura me numrin, përfaqësimin dhe vendin e tyre brenda partisë.

“Procesi i primarave do të duhet të ishte ndjekur më saktë, e kemi thënë që në qoftë se bëhen mirë janë një vlerë e shtuar, por nëse nuk bëhen siç duhet do të krijojë pasoja dhe absolutisht që krijoi, të vogla, të mëdha. Gjithmonë ka njerëz të pakënaqur. Nuk dua t’i jap ngjyrim kësaj, por patjetër që problematika pati. Patëm një problematikë tjetër ndoshta me forcat aleate, me numrin e tyre, me përfaqësimin e tyre, me vendin e tyre”, tha ai.

Përkundër vërtetësisë së konstatimeve të tij, ato vijnë disi me vonesë, pasi Partia Demokratike ndodhet aktualisht në mandatin e katërt në opozitë dhe është më e tkurrur se kurrë më parë. Do të kishte qenë më e dobishme që këto kritika të artikuloheshin para zgjedhjeve të 11 majit, në mënyrë që të kishin një efekt real në proceseset që edhe vet alimehmeti ka qenë pjesë e tyre.

Megjithatë, asnjëherë nuk është vonë për një analizë të ndershme dhe të thelluar. Alimehmeti dhe të gjithë ata që ndajnë të njëjtin mendim me të, duhet të tregojnë guximin për të ngritur zërin në forume të brendshme të partisë, gjithmonë nëse lidershipi do t’u krijojë hapësirën për ta bërë këtë.

 

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme