Politika 18 February 2026, 13:53 Nga VNA

McAllister nga Tirana: Çështja Balluku do të jetë një test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
McAllister nga Tirana: Çështja Balluku do të jetë një

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamenti Europian, David McAllister, gjatë një konference për mediat në Tiranë u pyet për çështjen e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra si zv/kryeministre dhe për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

McAllister deklaroi se rasti ka qenë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës dhe takimeve të zhvilluara në Shqipëri, por theksoi se nuk është në pozicion për të komentuar një çështje individuale apo për t’u përfshirë në aspektet ligjore të saj. Megjithatë, ai nënvizoi se ekziston edhe një dimension i përgjegjësisë politike që duhet të zgjidhet brenda vetë qeverisë shqiptare.

Ai shtoi se Shqipëria ka ende punë për të bërë në procesin e integrimit europian dhe se çdo zhvillim që prek funksionimin e institucioneve dhe reformën në drejtësi ndiqet me vëmendje nga Bashkimi Europian.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori i Bashkimi Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili deklaroi se nismat e qeverisë që lidhen me shtetin e së drejtës monitorohen nga afër. “Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha Gonzato.

Lexo gjithashtu

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme