Politika 10 September 2025, 15:22 Nga VNA

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD: nuk do ketë protesta, analiza për humbjen shtyhet për javën tjetër

Ndaje në Whatsapp
Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD: nuk do ketë protesta, analiza

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. Burime nga brenda mbledhjes i thanë VNA se nuk pati asnjë porosi të veçantë për deputetët, përveç atyre që kreu i PD tha në konferencën për mediat.

Ditën e enjte PD do të jetë në parlament për konstituimin e parlamentit të ri. Me gjasë përfaësuesit opozitar do të mjaftohen me deklarata e zakonshme nga foltorja apo për mesiat, duke qenë se nuk është diskutuar për protestë që të mbështesë qëndrimin e saj për mos njohjen e zgjedhjeve.

Ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji i cili ka hedhur idenë për organizimin e një proteste, por që nuk ka marrë mbeshtetjen nga pjesa tjetër e keyesisë.

VNA gjithashtu mëson se edhe analiza për humbjen në zgjedhje është shtyrë për javën tjetër.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme