Politika 26 November 2025, 19:44 Nga VNA

Mbledhja qeverisë/Rama shkarkon dhe emëron të njëjtët emra…në të njëjtat poste

Ndaje në Whatsapp
Mbledhja qeverisë/Rama shkarkon dhe emëron të njëjtët

 

Këtë pasdite janë zbardhur vendimet e Këshillit të Ministrave. Si rrallëherë në vendimet e zbardhura, kryeministri Edi Rama ka firmosur secilin prej këtyre vendimeve. Ndër to, shkarkime dhe emërime në detyrë si zëvëndësministra. Si për çudi, emrat e zbardhur janë të njëjtët që janë shkarkuar nga ajo detyrë dhe po kështu emëruar po aty. Rasti konkret Ina Majko shkarkohet dhe emërohet në detyrën e zëvëndësminsitres e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjes Sociale, po kështu edhe Enkelejd Musabelliu shkarkohet dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Me sa duket në ditën e parë si nënshkrues i vendimeve Edi Rama e ka patur të veshtirë të rendisë detyrat ndërsa ka emëruar dhe ka shkarkuar të njëjtet njerëz në të njejtat poste.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme