Politika 29 October 2025, 17:12 Nga VNA

Deklaroi se ishte pa arsim të lartë, kandiati i mbështetur nga opozita për Bashkinë e Vlorës: Bëj kurse online

Ndaje në Whatsapp
Deklaroi se ishte pa arsim të lartë, kandiati i mbështetur nga
Dionis Sota

Kandidati për Bashkinë e Vlorës, Dionis Sota, i mbështetur nga partitë opozitare, ka folur për formularin e vetëdeklarimit që ka dorëzuar në KQZ, ku ka deklaruar se niveli më i lartë i arsimit të tij është ai i mesëm, ndërsa në dokument ai figuron edhe me dy emra.

Në një intervistë për Report TV, Sota tha se dëshira e tij ka qenë të vazhdonte studimet e larta për drejtësi, por duke qenë se në atë kohë diplomat bliheshin, ai vendosi t’i përkushtohej punës.

“Unë jam rritur në një kohë kur diplomat bliheshin dhe s’kam pranuar t’i futem asaj valle. E nisa shkollën, por e lashë. Kisha dëshirë të vijoja juridikun, por për shkak të punës nuk e bëra. Tani ndjek kurse online”, tha Sota.

Ai shtoi gjithashtu se kandidimi i tij si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit ka qenë një vendim personal.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme