Politika 10 December 2025, 13:57 Nga VNA

Përfundoi mandatin si kryetare e GJK, Holta Zaçaj kërkon të kalojë në një tjetër post të rëndësishëm

Ndaje në Whatsapp

Përfundoi mandatin si kryetare e GJK, Holta Zaçaj kërkon

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka kërkuar të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Zaçaj ka aplikuar në Kuvend për të qenë një nga tre anëtarët që do të zgjidhen nga ky institucion.

Emri i Zaçajt është në listën e gjatë me emrat e kandidatëve që synojnë të bëhen anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë:

Adela Karapici

Arben Zibri

Artan Hoxha

Eni Xheko

Enis Cerava

Erjona Bejleri

Fatmira Kola

Frosela Filo

Holta Zaçaj

Ingrid Konomi

Liljana Mamadhaj

Luljeta Minxhozi

Matilda Shehu

Merita Bejtja

Pajtjm Melani

Saimir Mucmataj

Selami Xhepa

Violeta Staka

Në total, janë 18 kandidatë. Tre anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë u ka përfunduar mandati. Ky këshill ka në total 9 anëtarë me mandat 7-vjeçar, ndërsa anëtarët që u ka mbaruar mandati janë Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme