Politika 2 December 2025, 10:55 Nga VNA

"Mbajtja në kafaz, trajtim poshtërues", Veliaj në GJKKO: Nuk kam parë asnjë faqe të dosjes

Ndaje në Whatsapp
"Mbajtja në kafaz, trajtim poshtërues", Veliaj në

Veliaj del nga qelia për herë të dytë që nga shkurti, kërkon akses në dosjen e tij

Seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt në GJKKO u shty sërish. Veliaj, i pranishëm në sallë, u shpreh se i është mohuar e drejta për t’u njohur me aktet e dosjes, duke e konsideruar këtë shkelje brutale të të drejtës për mbrojtje efektive. Ai theksoi se mbajtja në “kafaz” gjatë seancës është trajtim degradues dhe poshtërues.

Veliaj kërkoi që të pajisej me mjete teknologjike në burg ose të lejohej të vinte çdo ditë në gjykatë për të studiuar dosjen. Ai ndodhet në paraburgim që nga muaji shkurt, i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme